Një tjetër kandidat i LSI-së dorëzoi sot formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Ndryshe nga vendimi i partisë së Monika Kryemadhit për të braktisur përfundimisht jetën parlamentare, Nismet Musai pritet të jetë një nga deputetët e “opozitës së re” në Kuvendin e Shqipërisë.

Aktualisht 7 kandidatë zëvendësues nga radhët e LSI janë betuar në Kuvend. 11 deputëtë në total bashkë me 4 kandidatët që rrodhën nga PD.