Luan-Rama_0

Pak orë pas shkarkimit të Ylli Manjanit vjen një tjetër reagim nga LSI-ja.

Kreu i grupit të saj parlamentar, Luan Rama, tha se kishim dy rrugë: Të shkarkohej ministri ose kryeministri. Sipas tij përplasja kishte mbërritur në një fazë ku nuk kishte rrugë tjetër.

“Kishte dy rrugë, ose të shkarkohej ministri ose kryeministri. Konflikti u agravua der në shkarkimin e ministrit. LSI është e vendosur të bashkëpunojë edhe më tej. Me rëndësi është të vazhdojë mirëqeverisia. Kritika është një forcë zhvillimi”, tha Rama në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit.