Poli

Fier- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së enjtes 28 gusht 2014 në qytetin e Fierit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 lagjen “29 Nëntori”, në një lokal në pronësi të 49-vjeçarit të plagosur  Jorgaq Kule.

Në momentin e ngjarjes 49-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij dhe mësohet se ka marrë 2 plumba në kokë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit të Fierit, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Aktualisht, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një predhë.