Images_41

Roja private e bëri detyrën sot në një kazino në Tiranë, kur një person i paidentifikuar tentoi grabitjen. Burime nga policia thanë për Lapsi.al se këtë të dielë, gjatë orëve të mbrëmjes një person rreth të tridhjetave hyri në një kazino tek rruga e Dibrës, pranë Selvisë me një pistoletë në dorë. Pistoleta rezultoi të ishte lodër, por pa e ditur këtë, roja i kazinosë e ka dalluar “armën” që mbante në dorë personi dhe e ka goditur me grushta. I sulmuar menjëherë nga roja i kazinosë, grabitësi është larguar dhe “arma” i ka rënë në tokë, thanë burime nga policia. Menjëherë është lajmëruar policia, ndërsa personeli i kazinosë konstatoi se pistoleta ishte lodër. Dyshohet se i njëjti person, ka kryer disa grabitje në Tiranë me të njëjtën mënyrë