Taksi

TIRANË-Dy taksistë janë grindur me njëri-tjetrin sot në mëngjes në Tiranë, dhe sherri ka përfunduar dhunshëm me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pak më parë prane Tregut Elektrik, për motive që ende nuk dihen.

Taksisti i plagosur është përcjellë menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes i identifikuar si Sajmir Vejsia është vetëdorëzuar në polici.