vv

Tiranë- Një sherr verbal mes dy personave në zonën e njohur si tregu çam në Tiranë ka përfunduar në mënyrë fatale për njërin prej tyre.

Viktima Azem Duraku, rreth të 50-ve, tregtar është qëlluar me grusht nga personi tjetër, i identifikuar si Florian Keta, dhe është rrëzuar në tokë duke përplasur kokën në beton, gjë që ka sjellë vdekjen e tij të menjëhershme.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, nëse ishte një konflikt i çastit mes dy personave, apo nëse kjo ngjarje ka nje tjetër prapavijë.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.