15683118-230610770698100-165341848-n_1482502755-7078725

Një zjarr ka rënë në një magazinë të vjetër me kartona në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Mësohet se magazina ndodhet në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit”
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre ekipe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Flakët janë vënë në kontroll dhe mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.