tifozet_10973
Tifozët Kuq e Zi nuk pranojnë falënderimin që ju bëri dje publikisht, kryeministri i vendit Edi Rama.

Tifozerinë e tyre qytetare Rama e cilësoi një spektakël të denjë për stadiumet evropiane, por tifozët Kuq e Zi në profilin e tyre zyrtar në Facebook, thonë se nuk i duan këto falënderime.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na paska falenderuar për ndeshjen e mbrëmshme për sjelljen tonë. Nuk pranojmë falenderimin derisa na shtypni, na shkelni, na censuroni, na burgosni, përdhosni heronjtë kombëtar sikur me u lujtë ndeshja në Beograd. Koha e maskarenjëve, por atdheu i shqiptarëve”,- shprehen ata,