Thellohet kriza e daljes nga sisemi. Pas djegjes së mandateve opozita duket se po shkon edhe drejt braktisjes së zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Partitë e saj nuk kanë zbatuar afatin që skadonte dje për të dorëzuar listën për anëtarët e Komisioneve të zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Partia Socialiste e dorëzoi listën e saj në fund të ditës, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI, partitë kryesore të opozitës, nuk kanë propozuar asnjë kandidat deri më tani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi dje se të gjitha partitë kryesore do të humbisnin afatinnëse nuk dorëzonin listat brenda datës 18 mars

Shkelja e afateve të KQZ-së ka ndodhur dhe më parë në të kaluarën. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, të gjitha partitë nuk arritën të dorëzonin një listë të plotë deri pak ditë para zgjedhjeve, duke lënë zona të mëdha votimi pa përgatitje të mjaftueshme.