Palmat

Palma në Tiranë, pisha në Vlorë. Kritikët e shpenzimeve marramendëse për fasadë e komentuan kështu vendimin e Edi Ramës për të mbjellë palma në autostradaën Tiranë – Durrës dhe pisha përgjatë lungomares së Vlorës.

600 mijë euro u blenë 400 palmat që iu vunë autostradës deri në Qafë – Kashar.

Edi Rama injoroi edhe inxhinierët e rrugëve që i thanë publikisht se palmat ishin vendosur brenda një largësie të konsideruar si të rrezikshme.

Një drejtor i Ramës, Shemsi Premçi i emergjencave civile, i revoltuar nga përmbytjet e nëntorit në autostradë, tha se inxhinierët që vendosën palmat duhet të futeshin në burg.

Dy vjet pasi u vunë përkundër gjithë kritikave, palmat janë tharë.

“U thanë sepse ishin fakorët e temperaturave të ulëta, ky është faktori bazë. Këto janë bimësi e importuar dhe ngricat influencuan. Autostradat s’kanë nga të mbrohen dhe rrymat, temperaturat mbas mesnate bien në krahasim me brenda qytetit edhe me 5-6 gradë. Nuk mund të fajsojmë tani se pse i mbollëm. Duhet të ishin më të vogla, më të adaptueshme”, thotë Viktor Konomi, një inxhinier pyjesh, në një kronikë të Televizionit Publik Shiqptar.

Edhe inxhinieri Konomi thotë se palmat duhet të hiqen urgjentisht dhe të zëvendësohen me pemë të tjera.

“Ato duhet të hiqen urgjentisht. Do të isha për blirin, do të isha për pishën e butë dhe për pishën e detit. Kto janë llojet që mund ti adaptohen kësaj autostrade”.

Ajo çfarë ka ndodhur me palmat dhe ajo çfarë argumentojnë inxhinierët janë prova më e mirë se si shpërdorohen qindra mijëra euro nga taksat e shqiptarëve për fasadat e kryeministrit Rama.

Palmat nuk janë e vetmja fasadë e dështuar e tij. Ankesa kanë nisur nëpër rrethe edhe për shtrimin me pllaka guri të bardha të shesheve të qyteteve, pasi konsiderohen të papërshtatshme dhe i ka bërë sheshet të papërdorshëm. Ndërsa dyshimet sa vijnë e shtohen se edhe pas këtij projekti fasadë të kryeministrit, ku janë shpenzuar me qindra milionë euro, fshihen interesa të biznesit.