Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me të dërguarin e posaçshëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e ka bërë sot presidenca.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, shkruhet në njoftim.

Thaçi dhe Grenell në takimin e sotëm do të diskutojnë me theks të vecantë për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

“Në këtë takim, Presidenti Thaci dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, shkruhet në njoftim.

Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Me ambasadorin Grenell në anën tjetër është bërë e ditur se do të takohet edhe Aleksandër Vuçiq, presidenti serb