kumaaaa
Disa prej personave të vrarë dhe të arrestuar në grupin e Kumanovës janë shfaqur në një fotografi të përbashkët që mund të jetë bërë gjatë ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një foto në të cilën shihen: Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Samid Kastrioti, Xhafer Zymberi, të cilët u vranë në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. “Foto e ditës së luftimeve në Kumanovë”, është mesazhi në foto.