Edi Rama ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri me 31 mars të 2020. Kjo kërkesë e shefit të qeverisë i është dërguar Kuvendit të Republikës.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë  të plagosur. Shefi i qeverisë ka pohuar se qeveria do të ndërtojë të gjithë banesat e shembura, ndërsa  për këtë ka kërkuar ndihmë nga vende e tjera.