Rama-Meta_4

Nëse Ilir Meta i ka rreshtuar skalionet e tij të sulmojnë qeverinë, Edi Rama edhe kur hedh gurin mundohet të fshehë dorën. Një burim nga kryeministria pohoi për Lapsi.al se megjithëse Rama e kishte firmosur largimin e Manjanit, kjo gjë nuk do të realizohej nëse LSI nuk është dakord.

Pra edhe njëherë duket se Rama është tërhequr dhe këtë gjë e vërteton edhe një intervistë e fundit e Arben Ahmetajt për News 24. Megjithëse ministrat e LSI po e bëjnë copë qeverisjen për kanabisin, zgjedhjet, abuzimet, Ministri i financave deklaroi se dy partitë janë lidhir fort sëbashku dhe do të vazhdojnë poashtu.

“Padyshim të dyja forcat i shoh bashkë dhe shumë të forta. Ato që dëgjojmë, janë elementë normal të zhvillimit të një marrëdhënie, gjeja më normale është të ketë debate. Ka nevojë të ruhet një etikë politike, por aleanca është sot e konsoliduar”,- tha ai për News 24.

Nuk merret vesh mire se pse socialistët janë konvertuar në taktikën ” me qetësi dhe dashuri” tani që Meta është bërë agresiv.

Ata ose kanë frikë të dalin vetëm në zgjedhje, ose duan thjeshtë të mos mbajnë ata përgjegjësinë e prishjes së koalicionit. Vetëm kështu shpjegohet që kur Meta nxjerr njerëz që gjuajnë me gurë, Rama vë të tijët që t’ia kthejnë me pambuk.