vila-pogradec-c1200x600
Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar 48-vjeçarin Fatos Afëzi, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e hënë ka tentuar të hyjë në ambientet e rezidencës qeveritare në lagjen nr 1, në Pogradec, duke mbajtur në dorë një thikë.

Afëzi ka kundërshtuar dy punonjës të Policisë të Rendit, në momentin kur këta të fundit i kanë kërkuar këtij shtetasi të dorëzojë thikën, duke iu shkaktuar atyre edhe dëmtime të lehta në duar.