20151229020429ok
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arritën të arr5estonin mbrëmjen e së hënës 20-vjeçarin Xhemal Uka. Ai tentoi të vrasë me thikë efektivin e policisë S.GJ. 56 vjeç. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00, në lagjen 13 në plazh dhe policia tha se shkak ishin “motive të dobëta” pa dhënë më shumë detaje. Efektivi i anti-drogës ka marrë dy goditje në bark dhe ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje serioze për jetën. Burime në vendin e ngjarjes thanë se efektivi i policisë kishte tentuar të shuante një sherr mes 20-vjeçarit dhe pronarit të një agjencie turistike. Megjithëse ka qenë jashtë orarit të punës ai i ka thënë disa herë të riut se ishte polic por ai nuk e ka besuar duke e parë civil ndërsa dyshohet se autori ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithsesi nuk përjashtohet as pista e vrasjes me paramendim. Autorit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një motorçikletë tip “YAMAHA”, pa targa dhe e drejtonte pa leje drejtimi;

•një thikë me hapje dhe

•një shkop metalik me hapje.

Shtetasi, Xhemal Uka është një kontigjent kriminal, duke u proçeduar për vepra të ndryshme penale kundër jetës dhe pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese të mbetur në tentativë”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.20151229020429-1