Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duket se po planifikon kontrolle më të specializuara në restorante dhe fast-food-e në drejtim të cilësisë së vajit që përdorin këto biznese.

Përmes një procedure të hapur tenderuese, ky dikaster ka vënë në dispozicion një fond limit prej 6.1 milion lekësh, që do të përdoret për blerjen e pajisjeve speciale për grupet e inspektimit të drejtorive rajonale të AKU.

Më konkretisht kërkohet blerja e aparateve matës për caktimin e cilësisë së vajit për skuqje si dhe kite për marrje mostrash të ngurta dhe të lëngëta. Kjo masë vjen pas alarmeve të herë pas hershme që kanë dhënë ekspertët e ushqimit dhe të mbrojtës së konsumatorit, kryesisht në drejtim të vajit të që përdoret nga fastfood-et.

Sipas tyre, vaji që përdoret masivisht nuk rekomandohet të përdoret më shumë se 4-5 herë, por pavarësisht kësaj në këto biznese përdorimi i tij mund të shkojë edhe me javë.

Ky abuzim, sipas ekspertëve, shkakton probleme serioze në shëndet, që lidhen me alergjitë në aparatin tretës, zmadhim të mëlçisë apo zmadhim të pankreasit.

Gjithashtu, disa studime kanë treguar se këto simptoma shkaktojnë edhe kancer në rast se teprohet me përdorimin e këtyre produkteve.

Ofertat nga kompanitë e interesuara për të marrë pesë në garën e shpallur nga AKU do të pranohen deri në datën 24 tetor, çka do të thotë se nisja e inspektimeve më të specializuara nuk do të vonojë.