Pas reshjeve të shiut ditët fundit, vendi do të përballet me mot të ftohtë, ku ditën e enjte temperaturat do të zbresin nën 0 gradë celsius në vendet malore. Reshjet e shiut të do jenë të dobëta, ndërsa në lindje te vendit priten reshje në formë dëbore.

“Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) priten vetëm reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore në Lindje mbi 800 m”, sipas IGJEUM.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 7 / 15 °C

-në vendet e ulëta: 5 / 14 °C

-në vendet malore: -2 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa veri të vendit deri e fortë.