maxresdefault_156

Emiljano Shullazi është shtruar sot në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Kjo është arsyeja përse seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë.

Mësohet se Shullazi do të qëndrojë disa ditë i shtruar ne spital, i mbikëqyrur nga forca të shumta të policisë.

Siç duket Shullazi po e shfrytëzon kete taktikë duke i shtyrë seancat gjyqësore dhe ballafaqimin me dëshmitarin Ylvi Beqja njëra pas tjetrës.

Shullazi është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri.