image_49
Prokuroria shqiptare ka nisur verifikimet për këngëtarin Frederik Ndoci, pas një kërkese të mbërritur nga Hollanda. Shkak për këtë është bërë njohja me një trafikant droge. Numri i celularit të Ndocit ka dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët në Hollandë për shtetasin shqiptar Fatlum Kadija, i quajtur ndryshe Olti Kadija. Aj është nga Shkodra dhe banues në Tiranë. Në kërkesën e hollandezëve për verifikimin e Ndocit thuhet se Kadija ka qenë i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2002 dhe se ka lidhje me një grup të fuqishëm të trafikut të drogës në Fier, shkruan Shqiptarja.com. Verifikimi i Ndocajt ka për qëllim sqarimin e lidhjeve të tij me trafikantin.