Zëdhënësi i presidentit të Republikës Ilir Meta ka njoftuar se brenda kësaj jave, institucioni i kreut të shtetit do të publikojë raportin mbi draft opinion e Komisionit të Venecias lidhur me kushtetuetshmërinë e vendimit të tij për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjevev vendore.

Tedi Blushi shkruan se nuk ka pasur asnjë shkelje të Kushtetutës nga Meta dhe se vendimi i tij për të shtyrë zgjedhjet është mbështetur në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Reagimi i zëdhënësit të presidentit Meta:

Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!