ndreniak-foto

Për foton e publikuar ku tregohet aktori Robert Ndrenika në spital ka reaguar edhe Teatri i Metropolit, ku do të zhvillohet edhe shfaqja në të cilën ai është pjesë.

Burime tw Report Tv kanë konfirmuar se gjendja e aktorit nuk është e rënduar, por e përmirësuar.

Regjisori i shfaqjes Milto Kutali qe po zhvillon provat për premierën “Mendohu Xhakomino” të Pirandelos në shtëpi me aktorin për shfaqjen e datës 8 shkurt pohon se realisht aktori kaloi një gjendje gripale shumë të rënduar javën e kaluar, gjë që në rastin e një aktori krijon edhe probleme me zërin.

Kutali është shrehur se “Ndrenika ka kërkuar vetë që të bëjë provat në shtëpi dhe gjendja e tij po përmirësohet. Gjithashtu edhe burime nga drejtoria e Teatrit të Metropolit pohojnë se “Aktori Robert Ndrenika është shume mirë me shëndet dhe nesër do të jetë në Teatrin e Metropolit për të zhvilluar provat për premierën “Mendohu Xhakomino.