Shqipëria ka lidhjen më të dobët ndërmjet arsimit dhe tregut të punës sipas një ankete që u bë ketë vit nga fondacioni Gjerman Friedrich Ebert nëpërmjet studimit “Edukimi i të rinjve në Europën Juglindore”.

Edhe pse qeveria aktuale i ka dhënë prioritet arsimit profesional, të rinjtë shqiptare të moshës 16-27 vjeç kanë pohuar se kanë lidhje të dobët ndërmjet arsimit me praktikën ose intershipet (shih grafikun bashkëngjitur).

Vetëm 21 për qind e të rinjve në anketë pohuan se kanë marrë pjesë në praktikë gjatë procesit mësimor, kjo ishte përqindja më e ulët në Rajon. Krahasuar me vitin 2011 Shqipëria ka përmirësim me vetëm 1 për qind në raport me vetveten.

Anketa tregon se Sllovenia e ka te lidhur më mirë sistemin e edukimit me praktikën, ku 60% e të rinjve kanë pohuar se kanë zhvilluar praktika dhe intershipe gjatë periudhës së studimeve. Lidhje e sistemit të edukimit me praktikat dhe tregun e punës ka përparuar në të gjitha vendet e Rajonit, për Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Pas Sllovenisë, Maqedonia paraqitet me mirë në lidhjen e shkollës më praktikën ku rreth 55% e studentëve kanë pohuar se kanë marrë pjesë në praktika. Mbi 50 për qind pjesëmarrje në këtë proces kanë paraqitur edhe Serbia dhe Mali i Zi.

Një nga elementët kryesorë që lehtësojnë kalimin në tregun e punës janë sistemet e arsimit dhe trajnimit që pajisin të rinjtë me aftësi të nevojshme dhe i përgatisin ata për të hyrë në tregun e punës.

Shumica e të rinjve në të gjitha vendet e përfshira në FES 2011-15 nuk kishin kryer një praktikë, ndërsa të dhënat e Studimeve Rinore 2018/19 paraqesin një pamje më të favorshme, pasi që në gjysmën e vendeve (Sllovenia, BiH, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia), më shumë se gjysma e të rinjve raportuan se kryenin praktike. Me përjashtim të Maqedonisë, ky aspekt i shkollimit është përmirësuar në të gjitha vendet, në mënyrë të konsiderueshme në BiH, Kroaci dhe Slloveni, dhe disi në Serbi, Kosovë.

Situata më pak e favorshme është në Rumani dhe në Shqipëri, ku vetëm një e katërta dhe e pesta e të rinjve, përkatësisht, kanë kryer një praktikë në lidhje me arsimimin e tyre.
Nga ana tjetër, shumica e të rinjve perceptuan sistemet e arsimit jo të përshtatura me tregun e punës.