Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të vizitojë të martën Shqipërinë. Kreu i qeverisë italiane do të pritet në një takim nga kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe atë të opozitës, Lulzim Basha. Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë.

Vizita bëhet vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë. Italia ka mbështetur prej kohësh çeljen e negociatave me Shqipërinë.