20141127160305233646

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka bërë një koment të gjatë mbi atë që ndodhi në parlament mbrëmjen e së hënës. Sipas tij kjo seancë shënoi një sërë shkeljesh të Kushtetutës. Bylykbashki, ish-bashkëkryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi thotë se procesi i Vetting-ut ka hyrë në rrugën e dështimit për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme. Ai nuk lë jashtë kësaj rrëmuje edhe kryesuesen e ONM-së, Calavera ndërsa akuzon kryeministrin Rama për shkelje të Kushtetutës të miratuar me konsensus. Më poshtë shpjegimi i plotë i Bylykbashkit.

Letra e Calavera, dallaverja e Rames dhe kronika e nje rremuje te paralajmeruar!

Vettingu ngeci Vete, u ngaterrua me kembet e veta, pa asnje ndikim te Çadres se Opozites dhe as çadrat e veting-ut nuk i bene derman. Sot Parlamenti pranoi qe tentativa e pare e vetting-ut te Rames deshtoi. Kushtetuta kerkon te zgjidhen kandidatet por me 21 kandidate per 27 poste nuk eshte zgjedhje por emerim. Madje mbeteshin 6 vende bosh.

Na doli nje leter e znj Calavera qe vendosi caqe te reja ne doktrinen kushtetuese. Sipas saj, 21 kandidatet mjaftonin sepse procesi mund te behej me dy faza. Se dyti, kishte identifikuar 79 kandidate qe Avokati i Popullit i kishte skualifikuar me te drejte se nuk kishin dokumentacionin por ia vlenin gjithesesi te rikonsideroheshin nga Parlamenti. Me gjithe respektin por ne cilen kushtetute i gjeten keto çudira qe vetem me kushtetuten shqiptare nuk puthen?!

Nje shpjegim kisha per ONM: mekanizmi i perzgjedhjes nga komisionet ad hoc, hartimi i nje liste te vetme dhe votimi apo rrezimi i saj me votim ne bllok, jo me kandidatura te veçanta, eshte mekanizem garantist qe synon te garantoje parimin e paragrafit te famshem 88 te Komisionit te Venecias. Nuk i ve faj se nuk kane qene aty gjate negociimit.

ONM nuk eshte ORMN (Oficina e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) e kohes se socializmit, ndaj nuk mund te riparoje ate qe nuk e thote kushtetuta. Se pari, 21 kandidatet nuk mjaftojne. Per 27 poste duhet se paku dyfishi i kandidateve. Kaq mjafton qe ONM ta quante procesin te deshtuar. Se dyti, as znj. Callavera dhe as Kuvendi nuk kane te drejte te sajojne dy faza, kur Kushtetuta e thote qarte qe lista e 27 kandidateve votohet nje e vetme ne bllok. Pra nuk kane te drejte te sajojne me nje shkrese, sado supra-sovranitet te kete vula, nje dispozite kushtetuese qe nuk egziston. Se treti, znj. Calavera apo Kuvendi nuk mund te rivendosin ne afat kandidatet qe nuk i sollen dokumentet e kerkuara nga ligji. Te gjitha keto sugjerime bien ndesh me Kushtetuten dhe ligjin.

Po dallaverja e Rames nuk ndalon. Jo vetem qe donte te mbaronte pune me 21 kandidatet siç e keshillonte letra e Calaveres, por deshi te emeronte edhe opoziten. PDIU do bente opoziten!!!

Por kjo çoraphane nuk mbaron. Kuvendi sot, me nje vendim, ia ridergon kandidaturat Avokatit te Popullit i cili duhet te hape proces te ri kandidimi qe ka afat 7 dite.

Se pari, kur procesi deshton, Kushtetuta kerkon qe te rinise nga fillimi dhe organi kushtetues kompetent eshte Presidenti i Republikes, dhe vetem kur ai nuk e permbush brenda afatit, procesi kalon tek Avokati i Popullit. Dhe kjo eshte shkelja e pare kushtetuese.

Se dyti, ne cilin nen te Kushtetutes apo te ligjit e gjeten afatin 7 ditor dhe proceduren qe do kryhet? Nuk ka asnje afat te tille. Parlamenti duhej te miratonte nje amendament ne ligjin e vetting-ut se paku, ku ose te vendoseshin afate te reja, ose te referoheshin afatet e normale per kete faze te jashtezakonshme. Me vendosjen e ketij afati, Kuvendi ka shkelur Kushtetuten sepse duheshin 84 vota per ndryshim ne ligj.

Se treti, Kuvendi po vendos kandidatet ne kushte pabarazie. Disa kandidate qe konkuruan me pare e tani mund te plotesojne dosjen kane patur 15 dite plus 7 dite me afatin e ri, pra 21 dite, ndersa te tjeret qe kandidojne rishtazi do te kene vetem 7 dite. S’ka asnje çudi qe keta do skualifikohen se ustallaret e kane ndare mendjen.

Ua patem thene qe ne fillim: po e beni lemsh sistemin e drejtesise e do t’ju deshtoje! Ua tha edhe Komisioni i Venecias, po pse donin te dinin keta?! Vettingu apo vitingu siç i thone ne dialekt. Aq shume ia kane bombarduar koken shqiptareve me kete Vetting-un qe votuan me voten e Prenges dhe te inkriminuarve te tjere saqe pas ca kohesh, nuk eshte çudi qe do te degjojme plakat te mallkojne:

T’mort vitingu, ishalla!