Pas sulmit që Rama i bëri dje Taulant Mukës, duke e akuzuar për kërkesat e tij të tepërta në kohën që ishte zv.ministër, vjen reagimi i këtij të fundit.

Rama u shpreh se ish-zv.ministri kërkonte veturë personale si dhe punësimin e të atit si shofer, gjithashtu e cilësoi Mukën si një larvë politike. Ditën e sotme Taulant Muka ka postuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe kryeministrit, ku ai i kërkonte një takim për t’i paraqitur konkluzionet e javës së parë të punës. Rama ka refuzuar të takohet.

“Ti varesh nga ministrja dhe do diskutosh me ministren, ajo është drejtuesja jote. Forca”, i është përgjigjur Rama duke e shmangur.

Muka shkruan se ky ishte momenti kur kuptoi se qe prerë në besë prej kryeministrit.

“Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!”