screenshot-3_1493325944-9371700

Gjatë emisionit “Të PaEkspozuarit” në News24 ka pasur debate të forta mes dy deputetëve Taulant Balla e Edi Paloka, përkatësisht të PS dhe PD.

Duke diskutuar për çështjen e Presidentit, Balla tha se Meta mund të mund të luajë një rol të rëndësishëm komunikimi mes palëve politike, pasi sipas tij PD është akoma palë e rëndëishme në vend.

Por deputeti i PD, Edi Paloka, këtë e ka quajtur hipokrizi të gjallë, madje i thotë dhe gazetarit Rakipi, “t’i sjellë legen për të vjellë”

Taulant Balla: Meta mund të luajë një rol të rëndësishëm komunikimi mes palëve se ne akoma e konsiderojmë PD-në, palë të rëndësishme për vendin.

Edi Paloka: Hipokrizi më e madhe s’mund të bëhet. Ne ja kemi bërë të qartë publikisht, se nuk na intereson Presidenti. Janë mazhorancë, kanë votat, le ta zgjedhin. Balla foli një orë, dhe po më bën për të vjellë. Hipokrizia e këtyre që ne po presim të vijë PD, janë mashtrime.