Pas dy vrasjeve dhe një shpërthimi me tritol në mes të Tiranës një ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është gjendur në vështirësi para gazetarëve në Elbasan, të cilët e kanë pyetur për dështimet e policisë dhe për largimin e tij të paralajmëruar pas 25 Prillit.

I gjendur në vështirësi, Lleshaj ra në sy teksa i përgjigjej pyetjeve me pyetje dhe duke mohuar interpretimet që i bënin gazetarët deklaratave të tij. Deri kur Taulant Balla ka vendosur të bëjë një ndërhyrje taktike me klishetë e mësuara përmendësh të Rilindjes.

Por ndërsa e ka nxjerrë nga vështirësia Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla ka lëshuar edhe një interpretim cinik të asaj që ndodhi dje, kur tha: “sulme si ai i djeshmi ndodhin në çdo kryeqytet të botës”. Nuk dihet se kë kryeqytet ka pasur në mendje Balla, por tashmë që situata e rendit ka degraduar socialistëve nuk i mbetet veç të lëshojnë deklarata si ajo që të kujton Elisa Spiropalin me përdhunimin e vajzës në Kavaje, kur tha se “edhe në botë ndodh kjo, bëhen edhe filma”