Është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, ku pritet të bëhet edhe një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para, por dhe prioritetet për vitin 2018. Në nisje të mbledhjes, foli sekretari organizativ i partisë Taulant Balla. Balla njoftoi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të partisë për një nga pikat e rëndësishme të mbledhjes, lidhur me ndryshimet në strukturën e sekretariatit.

“Sa i takon ndryshimeve në strukturën e sekretariatit, duhet të jemi të qartë se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet, por edhe me propozim të kryeministrit, i kërkoj asamblesë që ti jepet një mundësi e dytë, ndërkohë që ti propozojmë asamblesë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhënieve ndërkombëtare, ku propozojmë zonjën Teuta Voda, aktualisht zv ministre e drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamenin Evropian” – tha Balla.

Propozimet e tjera

Bledi Çuçi, të jetë Sekretari për çështjet zgjedhore

Blerina Gjylameti, të vazhdojë detyrën për koordinimin elektoral

Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë