Një tartuf i rrallë i bardhë, 850gr, u shit në ankand për 85,000 euro (96,000 dollarë) në rajonin italian të Alba. Blerësi anonim nga Hong Kongu pagoi gati 30 herë më shumë se çmimi tregut të këtij viti për copëzat më të vogla.

“Ankandi vjetor i mbajtur në rajonin pranë Torinos kishte një tartuf të bardhë jashtëzakonisht të madh të shitur me një çmim që do ta vlerësonte atë me 100 euro për gram. Çmimi i këtij tartufi nuk korrespondonte me çmimin e tregut, i cili këtë vit është rreth 350 euro për 100 gramë” – tha zëdhënësja e ankandit për AFP.

“Ajo që shpjegon këtë ofertë të lartë është fakti se shitja është për bamirësi dhe gjithashtu është e rrallë gjetja e një tartufi 850 gram, për shkak se sa më i madh është tartufi aq më i vlefshëm është”. Tartufi i bardhë i rajonit Alba është shumë i kërkuar. Korrja këtë vit ishte e shkëlqyer, si në sasi dhe cilësi, pas një sezoni të vështirë vitin e kaluar”.

Ankandi për tartufët ka 88 vite që organizohet nga Alba, si pjesë e panairit vjetor të tartufëve, i cili zgjat rreth dy muaj. Ngjarja e këtij viti u mbajt në bashkëpunim me Hong Kongun.