timthumb_37
Përcaktohet taksa vjetore e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit. Për autoveturat 4+1 taksa është nga 2.400 lekë, ndërsa për ato 8+1, taksa është 4.800 lekë. Taksën më të lartë e kanë mjetet rrugore të veçanta mbi 18 tonë, e cila arrin në 8.000 lekë në vit.

Në vendin tonë janë të regjistruara rreth 412 mijë automjete.

Nëse taksa apo gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e tyre. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa paguhet e plotë, pavarësisht nga data e regjistrimit, dhe është e vlefshme për 365 ditë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, rreth 165 mijë automjete ose rreth 40 për qind e numrit total nuk paguajnë taksën e regjistrimit dhe të qarkullimit. ertewf6