Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të fluturojë sot drejt Kosovës për t’u takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Qëllimi i vizitës është presioni ndaj Kosovës për të hequr taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Hahn i bashkohet kështu thirrjeve të kryediplomates së BE, Federica Mogherinit.

Kosova vendosi këtë taksë ndaj Serbisë pas lobimit të kësaj të fundit për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.