Balla-Bylykbashi

Negociatorë të mandatuar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takuan pasditen e kësaj të shtune. Burime të lapsi.al thanë se ballë për ballë kanë qenë deputeti socialist Taulant Balla dhe ai demokrat Oerd Bylykbashi. Të njëjtat burime thanë se përfaqësuesi i opozitës ka shprehur edhe një herë vendosmërinë për kushtin tashmë të shprehur të qeverisë teknike. Deputeti i PD-së është shprehur se opozita është e gatshme të negociojë vetëm për mandatin dhe formulën e kësaj qeverie. Palët janë tërhequr duke lënë të hapur mundësinë e një takimi të dytë.
Ne perditesim …