Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët dhe se Rama është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Basha deklaron se  me Presidentin Meta kanë diskutuar për krizën dhe rrugëdaljen prej saj.

Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha në “Twitter”.