ilir-meta-llalla1

Pas përplasjes së fortë që pati me ambasadorin amerikan Donald Lu, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e nisi këtë të premte me një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Metën. Takimi mes të dyve duket si një konfirmim i zërave se Adriatik Llalla nuk do të kishte pasur guxim të sulmonte ambasadorin amerikan pa mbështetje politike. Edhe procedura e kalimit të emrave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që ndezi debatin publik mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës ishte mbrojtur publikisht nga Ilir Meta, kur u kontestua nga socialistët. Në disa raste, Ilir Meta ka akuzuar njerëz apo media të Soros si organizatorë të sulmeve ndaj tij, njësoj siç bëri Llalla një ditë më parë, duke iu referuar ambasadorit amerikan. Qëndrimet janë përshkallëzuar pas fitores së Donald Trump në SHBA dhe me intensifikimin e kontakteve me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë.