Untitled-13_1

Për Saimir Tahirin duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, të bësh lajm dhe të mbledhësh më shumë vota.

Në këtë mënyrë ish-ministri i Brendshëm iu përgjigj kritikëve të qeverisë, ku nënkuptohet se këto mesazhe i dërgohen aleatit më të madh të Partisë Socialiste, LSI-së.

Gjatë takimit me banorët e Paskuqanit, Tahiri u shpreh se përgjigja e tyre është puna, “për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet”.

Tahiri premtoi se në 18 Qershor zgjedhje do të ketë, dhe në këto zgjedhje do të votojnë qytetarët.

“Në 18 qershor vendosni ju, vendosin qytetarët dhe bëni gabim të mendoni se qeverisja e ardhshme vendoset në korridoret e qeverisë së madhe”