tahiri1-678x381

Ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri po zhvillon një vizite zyrtare në Kosovë. Zyra e Tahirit njofton se ministri zhvilloi një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Mësohet se ministri në vizitën e punës shoqërohet nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Sigurisë.

Pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, Ministri Tahiri zhvilloi një takim edhe me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët. Në fjalën e tij Ministri Tahiri vlerësoi bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e sigurisë në Rajon. Tahiri nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes nga ana burokratike të lejes së qëndrimit për punë të qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Kjo pasi siç tha ai, burokracitë nuk duhet të dëmtojnë bashkimin tonë.