big_tahiri_foto_1
Shqiptarët që kthehen nga autoritetet gjermane, pasi u është refuzuar kërkesa për azil, do t’i paguajnë vetë shpenzimet e udhëtimit. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brenshëm, Saimir Tahiri, në një konferencë për shtyp ku foli me shqetësim për këtë fenomen, për të cilin qeveria po kritikohet si nga opozita në vend ashtu edhe nga qeveritë e disa vendeve të BE dhe mediat e huaja. Pagesa nuk do të bëhet në vend, por të kthyerit do të duhet ta paguajnë vlerën e kthimit nëse dëshirojnë të udhëtojnë sërish drejt vendeve të Bashkimit Europian.