tahiri-2

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik emrin e parë të Ministrit që do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, nëse sigurisht PS fiton zgjedhjet e 25 qershorit.
I ftuar në emisionin Studio e Hapur në Neës24, Rama ka folur nga qendra e Vlorës dhe ka deklaruar se nëse PS merr “timonin” e qeverisë pas 25 qershorit.
Sipas tij Ministri I Brendshëm i Shqipërisë do të jetë sërish Fatmir Xhafaj.
Do bëni koalicion me LSI-në pas zgjedhjeve nëse do ju duhen votat e saj?
Unë mendoj që këto zgjedhje janë me rëndësi historike sepse themelet që kemi hedhur tani kanë nevojë të konsolidohen. Policinë e Shtetit ta bëjmë siç e kam premtuar para 4 vitesh një polici në standardet e BE-së. Policia që të mos korrë më kanabis…Është institucioni më i besuar i shqiptarëve sot. Shqiptarët janë më të menccur dhe mjaftueshmërisht instiktiv për të kuptuar ccfarë është politikë dhe çfarë është realitet.
Do të vazhdojë Fatmir Xhafa?
Po patjetër do vazhdojë.

Pra Xhafaj do të jetë ministër pas zgjedhjeve.
Po.
Jeni gati të bëni koalicion postzgjedhor me LSI?
Është një garë që secili ka korsinë e vetë. Ne kërkojmë votën për timonin.
Fatmir Xhafaj ishte Ministër i Brendshëm për më pak se 2 muaj, pasi me marrëveshjen Rama-Basha, ai u detyrua të lërë postin për Ministrin teknik të PD-së, kolonel Dritan Demiraj.