screenshot-11_1490283631-9577115.png

Një ditë pas sulmit terrorist në Londër, policia britanike ka bërë publike emrin e autorit të sulmit. Ai është  52-vjeçari Khalid Massood i lindur në Kent, ndërsa nga të dhënat e deritanishme hetuesit mësojnë ai po jetonte në Ëest Midlands. Policia thotë se Massod nuk ka qenë më parë person nën hetim, madje as shërbimet inteligjente s’kanë pasur informacion paraprak për të. Por sidoqoftë 52-vjeçari ka qënë më parë i dënuar për posedim armësh dhe prishje të rendit publik. Sulmi i djeshëm tronditi kryeqytetin britanik, ndërsa ISIS mori përsipër autorësinë. Objektivi ishte futja brenda godinës së Parlamentit, por u arrit të ndalej në kohë nga forcat e sigurisë.