Pas Shëngjinit, Beratit, Sarandës, Velipojës, rrebeshet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë edhe Korçën, duke lënë pas një sërë pasojash, si ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës e në bashkitë Devoll e Pustec dhe jo vetëm.

Në Moglicë janë rrëzuar 3 shtylla, ndërsa në disa akse të qarkut të Korçës ka pasur rënie pemësh dhe rrëshqitje dherash.

Problemet më të mëdha janë paraqitur në akset Ersekë-Leskovik, Qafë Plloçë-Libonik dhe në aksin kryesor në Zemblak. Fatmirësisht, stuhia e fuqishme nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.