Studentët vazhdojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë, deri në plotësimin e katër kërkesave të tyre.

Deri më tani ata nuk pranojnë asnjë dialog dhe negociatë me kryeministrin. Duan vetëm respektimin e katër kërkesave të tyre.

“Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”, u shprehën studentët.

Më tej studentët kanë shtuar se nuk do të dorëzohen, përkundrazi do të qëndrojnë derisa të vendoset përgjysmimi i tarifës. Në të kundërt, ata janë shprehur se do të rrëzojnë ministrinë.

“Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, thërrisnin në korr studentët teksa godisnin me vezë dhe bidona uji ministrinë e Arsimit.

Katër kërkesat e studentëve:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës se? studimit.
3. Përmirësimi i kushteve te? konvikteve.
4. Bordi i Administrimit te? ketë numër te? barabarte? votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.