E ndërsa Rama i ka bërë thirrje studentëve në Instagram që të dialogojnë, protestuesit kanë kërkuar që ai të marrë mikrofonin pa humbur kohë dhe të deklarojë se i pranon 8 kërkesat.

“Ne jemi gati ta bëjmë dialogun, por s’na merr të gjithëve kryeministria. merrni mikrofonin dhe na flisni. Thoni se keni plotësuar kërkesat tona. Dhe shkarkoni rektorët e korruptuar, meqë dhe ju e thatë se ata ishin të korruptuar”, u shpreh një nga studentet.