Presidency

Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI Ilir Meta pritet që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë.

Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në  raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve.

Pas takimeve intensive të mbrëmjes së djeshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit propozoi dy emra si kandidatë, atë të Ilir Metës dhe të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.

Kandidatura e Metës mori mbështetjen unanime nga kryesia e Partisë Socialiste.