Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 11 përpara kryeministrisë, ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.

Policia ka rrethuar me një gardh perimetrin e kryeministrisë. Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.