më të lexuarat
Sot Partia Demokratike mbledh kryesinë, si do të veprojnë kritikët brenda partisë

Tani

Sot, Partia Demokratike do të mbledhë në orën 17:00, kryesinë.

Mbledhja e kryesisë sot, vjen pas përfundimit të analizës në degët e partisë, ndërsa do të vendoset edhe data kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë më parë, bëri me dije se Kuvendi Kombëtar do të nisë punën për riorganizimin e strukturave të partisë.

Po ashtu, Basha ftoi kundërshtarët që të japin propozimi konkrete dhe të mos sulmojnë nga kafenetë.

Deklarata e Bashës, erdhi pas njoftimit të ish-deputetit të PD-së, Astrit Patozi, se nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie politike.