Sot ka nisur viti i ri akadamik për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bsc dhe profesionale). Rreth 22 mijë prej studentëve do të ulen për herë të parë në auditoret e universitetit.

Viti I ri akademik ka nisur edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete e Shqipërisë. Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.
Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.