tom-doshi-26-shkurt

Sot do të mblidhet grupi parlamentar për të vendosur se çfarë do të bëhet me deputetin Tom Doshi, i cili të enjtën e javës që kaloi i shpalli “luftë” kryeministrit Rama.

Mbledhja, e cila prej disa ditësh është paralajmëruar se do të mblidhet sot do të jetë një nga më të rëndësishmet që kur e majta ka ardhur në pushtet, pasi do të vendoset për fatin e një deputeti brenda grupit parlamentar të PS.

Brenda së majtës ka qëndrime pozitive dhe negative për vendimin që do të merret për deputetin Doshi. Disa zëra janë radikalë, çka paralajmërojnë edhe një përjashtim nga grupi të deputetit Doshi, por zëra të tjerë flasin se nuk do të merret asnjë masë.

Dje në intervistën e Ora News, deputeti Artan Gaçi kërkoi që deputeti Doshi të distancohet nga shantazhi që poi  bën qeverisë. Ai tha se e majta i ka të gjitha votat, por dhe argumentat për të marrë një vendim radikal për deputetin.

Ndërkohë, deputeti më i afërt me kryeministrin Rama, Koço Kokëdhima, pati edhe një trekë me deputetin Doshi, menjëherë pas deklaratave të ashpra që u bënë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. U fol që Kokëdhima do të ishte negociatori për një “paqe” mes Ramës dhe Doshit, por në një dalje për mediat Kokëdhima e mohoi që në atë drekë të ishte folur për një çështje të tillë.

Po ashtu deputeti Doshi, pati edhe një takim tjetër me një ministër të qeverisë, me Saimir Tahirin. Edhe ky takim erdhi pas kritikave të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.