Kuvendi do të votojë sot Aktin Normativ që përcakton edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit. Qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidaritetit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe familjet në nevojë.

Opozita nuk do të jetë sot në kuvend, ndërsa maxhoranca do ta miratojë Aktin Normativ, pasi ky votim kërkon shumicë të thjeshtë. Në Kuvend në rendin e ditës janë dhe dy projektligje të mbartura nga sesioni i kaluar siç është ai për shkollën e Magjistraturës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Këto dy votime kërkojnë dhe votat e opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota për to.

LIGJET PËR VOTIM NË KUVEND

VOTOHET SOT NË KUVEND
Akt Normativ nr. 1, datë 26.7.2018, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”

LIGJE TË MBARTURA PËR VOTIM QË KËRKOJNË 84 VOTA
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/ 2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar