froku_0

Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, do të njihet sot me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prokruroria ka kërkuar dënimin e tij me burg përjetë. Mbrojtja kërkoi të mërkurën lirimin e tij. Arben Frroku është arrestuar më 25 shkurt të vitit 2013 për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai është parë duke kryer vrasjen nga një dëshmitar okular që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Dëshmitari që në dosjen e prokurorisë mban emrin Arben Ndoka ka rrëfyer se Arben Ndokën e njihte përpara se të ndodhte vrasja. Përpara prokurorëve ai ka thënë se e ka parë Frrokun duke qëlluar nga një BMV ndaj makinës Lancia ku gjendej kryekomisar Dritan Lamaj. Dëshmitari ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes së tij. Ai ka fituar statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe aktualisht gjendet jashtë vendit. Pak muaj më parë ai i shpëtoi një atentati me eksploziv. Një komunikatë e policisë zbuloi emrin e tij të vërtetë, Flamur Vladi.